Kosova luan sonte kundër Andorras sfidën e dytë kualifikuese për EURO 2024, transmeton VAR Kosova.
Trajneri Alain Giresse nuk ka ndryshuar shumë formacionin nga ndeshja e parë kundër Izrealit e cila përfundoi me rezultatin 1–1.
Sipas Futbollikosovar, Kosova do të luajë me Aro Muric në portë, Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada në mbrojtje, Fazliji, Berisha dhe Celina do të jenë në mesfushë ndërkohë sulmi do të jetë Rashica, Muriqi dhe Zeneli.
Takimi fillon nga ora 20:45.



























