Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, është njeriu i momentit te Zonja e Vjetër.

Numri i 5 i Juventusit, ka folur për raportet me trajnerin Maurizio Sarri dhe për të ardhmen e tij.

Pjanic, i cili shënoi gol në ndeshjen e fundit Juventus-Bologna, ka thënë për mediat italiane se me trajnerin e ri, po argëtohen futbollistët.

“Me trajnerin Sarri, ekipi po argëtohet. Mendoj se me kalimin e kohës do të bëhemi edhe më të fortë”, ka thënë Pjanic, duke shtuar se ëndrra e tij është që të bëhet një nga më të mirët në botë.