Futbollistët e Maqedonisë së Veriut, në mars të vitit të ardhshëm, mund t’i fitojnë nga 3 milionë euro.
Këto para ata mund t’i marrin nëse arrin ta mposhtin Kosovën në gjysmëfinalen e play-off të Ligës së Kombeve dhe nëse kualifikohen në Euro 2020.
Një premtim të tillë ua kanë bërë futbollistëve drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Njëjtë si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Kosova, pas ndeshjes ndërmjet veti, duhet të luajnë edhe me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.