Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, nuk do të jetë më lojtar i skuadrës suedeze, Afc Eskilstuna.
Këtë e ka konfirmuar Rashkaj përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
“Falënderoj për bashkëpunim dhe ju uroj suksese në të ardhmen”, ka shkruar Rashkaj.
30-vjecari nga Prizreni, ishte transferuar te kjo skuadër në vitin 2017, ku kishte 13 paraqitje. Po në atë vit, Rashkaj kishte ardhur te Prishtina, duke luajtur vetëm 3 ndeshje.
Ai u kthye sërish te skuadra suedeze, tek e cila ishte deri më sot./VAR Kosova/