Kosovarët nuk kursyen mikpritjen për Kombëtaren angleze dhe për tifozët që erdhën nga Anglia në Prishtinë, për të përcjellë ndeshjen.
Përveç në rrugë dhe në qytet, mikpritja nuk ka munguar as gjatë ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo mikpritje u ka pëlqyer anglezëve, të cilët kanë falënderuar Kosovën edhe publikisht.
Falenderimi u bë në rrjetin social twitter.
“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosovë”, shkruan në tweet-in e Anglisë.