Kampioni i Italisë, Juventus, ka fituar si mysafir në Bergoma kundër Atalantës me rezultat 1-3.

Por sërish kishte një rast të diskutueshëm. Kolumbiani Cuadrado preku topin me dorë, mirëpo nuk e panë gjyqtarët.

Nga ky top i prekur me dorë, Higuan shënoi golin e dytë për Juventusin.

Skenat që po përsëritën shumë shpesh pothuajse në të gjitha ligat më të forta të futbollit, kanë acaruar ish-yllin e Fiorentinës dhe Romës, Gabriel Batistuta.

Argjentinasi ka reaguar në twitter, duke e quajtur qesharak përdorimin e VAR-it.

“Duke parë ndeshjen Atalanta-Juventus, përdorimit i VAR-it është jo vetëm i mërzitshëm, por edhe qesharak. Gjyqtari ende ka shumë përgjegjësi. Duhet edhe shumë punë për t’u përmirësuar referimi në Serie A”, ka shkruar Batistuta./VAR Kosova/