Barazimi i Arsenalit 2:2 me Southamptonin e ka lënë me ‘pasoja’ një fans.
Ai tha se e la djalin e tij në shtëpi për ditëlindjen e tij, në mënyrë që Arsenali të mos ia prishte gëzimin.
“Është ditëlindja e 9-të e djalit tim sot dhe e dini se çfarë kam bërë për të? E lashë në shtëpi. Veprova kështu për të mos ia prishur ditëlindjen e tij. E dija që nëse do të vinte në stadium, Arsenali do ta dëshpëronte”, tha fansi i zemëruar i Arsenalit.
Alexandre Lacazette shënoi gol në kohën shtesë për ta shpëtuar Arsenalin nga humbja.
