Ishte vetëm një gjësend që ishte hedhur nga tifozët në ndeshjen e 14 nëntorit kundër Malit të Zi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Për këtë veprim, UEFA, e gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), me 5 mijë euro.

Vendimi u mor nga Organi për Kontroll, Etikë e Disiplinë i UEFA-s.

Ndeshjen e14 nëntorit, Kosova e kishte fituar me rezultat 2-0, me golat e kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesit, Vedat Muriqi.