Ndeshja kualifikuese për ‘Euro 2020’ mes Suedisë dhe Rumanisë u ndërpre përkohësisht.

Kjo pasi sulmuesi Alexander Isak u bë cak i abuzimit racist në Bukuresht.

Isak, 20-vjeçari që luan me Real Sociedadin, hyri në lojë prej minutës së 78-të, me ç’rast u fye në baza racore.

Ai pranoi ta vazhdojë lojën pas një njoftimi në stadium.