Gati në çdo stërvitje, Mario Balotelli vonohet. Vonesat i kanë kushtuar shumë sa ishte pjesë e Manchester City, tregon ish-shoku i tij i skuadrës Micah Richards.

Ish-mbrojtësi i City’t, kishte një detyrë interesante sa ishte pjesë e kësaj skuadre. Të mblidhte dënimet e futbollistëve për vonesat e tyre në stërvitje.

Ai ka zbuluar për BBC se mblidhnin rreth 100 mijë funta deri për Krishtlindje, para këto që do të dhuroheshin për bamirësi.

Por me vonesat që bënte Mario Balottelli, mblidheshin më shumë se 150 mijë funta.

“Balotelli ishte gjithmonë vonë. Vetëm me vonesat e tij mblidhnim më shumë se 150 mijë”, ka thënë Richards.

Mario Balotelli njihet si futbollist me veprime interesante. Edhe gjatë stërvitjeve me kombëtaren italiane, ai ishte fotografuar disa herë duke mos ushtruar me bsahkëlojtarët.