Në tetorin e vitit të kaluar, Khabib Nurmagomedov u konfirmua kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse, UFC, pas fitores në raundin e katërt ndaj Conor McGregor.
Një vit më vonë, Khabib ka rrëfyer për ditën e meçit, duke treguar sjelljen e çuditshme të kundërshtarit të tij, Conor McGregor.
“Para meçit, kur gjyqtari ishte mes nesh duke na dhënë instruksionet, kundërshtari im (McGregor), nuk më shikonte në sy. Mendova që ai nuk dëshiron të futet në kafaz me mua. Dhe pas asaj, ai filloi të fliste shumë. Më shikonte dhe bënte deklarata. Por kur u futëm në kafaz, e kuptova që dëshironte që lufta të përfundonte sa më shpejt”, ka treguar Khabib.
Përleshja mes Khabib dhe McGregor, kishte vazhduar edhe pas meçit.