Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka thënë se Georginio Wijnaldum foli me shokët e tij të skuadrës për racizmin, para gjestit që bëri në fitoren 5-0 ndaj Estonisë.

Wijnaldum dhe shoku i skuadrës Frenkie de Jong bënë një gjest ku tregan ngjyrën e lëkurës së tyre, pasi ylli i Liverpoolit shënoi të parin nga tre golat e tij.

E vendimi për të vepruar në atë mënyrë, pason abuzimin racial që futbollisti Ahmad Mendes Moreira i Excelsior, e pësoi nga tifozët e Den Bosch, në ligën e dytë holandeze.

“Gini tha diçka në lidhje me të në dhomën e zhveshjes. Ai tha se ndjehet aq i lumtur me këtë ekip holandez, ku ky problem [racizmi] nuk ndodh”, tha Koeman.

Në fillim të kësaj jave, mesfushori Wijnaldum tha se incidenti që përfshinte Mendes Moreiran me të vërtetë e goditi atë në nivel personal.