Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se ka pasur rritje prej 66% të krimeve të urrejtjes të raportuara në lojërat profesionale të futbollit në Angli dhe Uells sezonin e kaluar..
Incidentet e raportuara u rritën në 194 në sezonin 2018-19 dhe nga 323 raporte në dy sezonet e kaluara, 230 ishin të lidhura me racizmin.
Me 12 incidente të raportuara, Burnley kishte më së shumti se çdo klub sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, klubi thotë se të dhënat pasqyrojnë qasjen e tyre ndaj politikës me tolerancë zero ndaj çdo forme të diskriminimit.
Sunderland u rendit i dyti sa u përket incidenteve të raportuara me 11.
Ndërsa kishte 10 raporte të tilla për Manchester United.