Skuadra turke Fenerbahçe dëshiron 10 milionë euro për shërbimet e Vedat Muriqit.

Mediat italiane raportojnë se Lazio aktualisht është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

Lazio ofron vetëm 8 milionë euro dhe e sheh Muriqin si synim për merkaton e verës.

Muriqi po shkëlqen me Fenerbahçen këtë sezon dhe është bërë lojtari më i rëndësishëm në skuadrën e madhe turke.