Një sulmues mbetet synimi i Manchester Unitedit në janar.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka mbajtur takime mujore me ekipin e tij të rekrutimit .

Solskjaer po bën përpjekje për të bërë një listë të shkurtër prej tre futbollistësh, që mund të transferohen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ndërsa sulmuesi në top-formë Erling Haaland, i prinë listës së të preferuarve.

Që nga fillimi i këtij sezoni, Manchester United ka pasur një ndër ecuritë më të dobëta në sulm, vitet e fundit.