Sulmuesi më i mirë në Europë aktualisht këtë sezon, është numri 9 i Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Në të gjitha garat, polaku 31-vjeçar ka shënuar 23 gola në 18 ndeshje.
Pas tij është sulmuesi italian, 29-vjeçari Ciro Immobile. Në 15 ndeshje në të gjitha garat, ai ka shënuar 16 gola.
I treti në listën e sulmuesve më të mirë, është anglezi Jamie Vardy. Sulmuesi i Leicester City, në 13 ndeshje ka shënuar 11 gola.
Francezi Karim Benzema është i fundit në këtë katërshe të sulmuesve.
Futbollisti i Real Madrid, në 15 ndeshje në të gjitha garat, ka arritur të shënojë 11 gola.