Numri 11 që dikur kishte në shpinë, lidhet me numrin e minutave të luajtura këtë vit në Premier Ligë.
Xherdan Shaqiri, nuk po gjen hapësirë në ekipin e parë të kampionëve të Europës, Liverpool.
Në një intervistë për Blick, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, ka thënë se ka raporte shumë të mira me trajnerin Jurgen Klopp.
“E kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai na e bën punën tonë shumë më argëtuese. Jam i lumtur. Jam relativisht afër të jem në ekipin e parë të Liverpoolit, në fakt jam shumë afër”, ka thënë Shaqiri.
Xherdan Shaqiri, kohët e fundit nuk është përfshirë as në skuadrën kombëtare të Zvicrës.
