Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur fazën e kualifikimeve për në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Ndeshja e fundit me Anglinë e zhvilluar të dielën (sot), shënon edhe humbjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me një rezultat 0-4, Kosova renditet e treta në grupin A, pas Republikës Ceke dhe Anglisë, të cilat tashmë janë kualifikuar.

Kosova tani duhet të luftojë për kualifikim në Euro 2020, në ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.