Wesley Sneijder mbahet mend si një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur lojën e bukur të futbollit.
Gjatë kohës së tij me Interin mes vitit 2009 dhe 2013, holandezi bëri që loja e futbollit të duket e lehtë, duke e çuar skuadrën italiane në fitimin e të gjithë trofeve të mundshëm në një sezon.
Sneijder gjithashtu luajti për Holandën në Kupën e Botës 2010, ku paraqitjet e tij ndihmuan që të arrijnë edhe finalen, ku u mposhtën nga Spanja.
Por duke pasur parasysh paraqitjet e tij me Interin para këtij turneu, Sneijder ishte i sigurt se do t’i jepej Topi i Artë, në fund të vitit.
Por, ai u mposht nga legjenda e Barcelonës, Lionel Messi.
Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë ku ka thënë se po të ishte më i koncentruar, do të ishte në nivelin e Messit dhe Ronaldos.
“Nëse do të kisha jetuar 100% për këtë sport, unë do të isha bashkuar me listën e Cristianos dhe Messit. Por nuk desha dhe nuk pendohem për këtë. Thjesht nuk doja ta arrija atë nivel” ka thënë mes tjerash Sneijder.