Tashmë dihet se tifozët e futbollit në Gjermani, janë mirë të organizuar.

Me ardhjen e dimrit, motit të ftohtë, por edhe festave të fund-vitit, tifozë të futbollit, ultras të skuadrave të ndryshme, kanë filluar një iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Secili prej tyre, po dhuron diçka për komunitetin lokal, përkatësisht qytetit apo lagjes që i takojnë.

Grumbullimi i këtyre ndihmave, po bëhet kryesisht në afërsi të stadiumeve.

Një veprim të tillë sipas fotografive, e kanë bërë edhe tifozët e skuadrës Herta Berlin.