Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriq, nuk do të largohet nga skuadra e tij Fenerbahçe, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kështu kanë raportuar mediat në Turqi, për sulmuesin nga Prizreni, i cili po shkëlqen këtë sezon te gjiganti turk.

Sipas mediave turke, Fenerbahçe nuk dëshiron ta shesë në janar Muriqin, sepse duan që vlera e tij të rritet në 20 milionë euro gjatë verës.

Është raportuar për interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane për Muriqin, si Tottenham, mirëpo deri më tash nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.