Ish-ylli i Barcelonës dhe Manchester City, Yaya Toure, ka folur për The Times për karrierën e tij.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, ka thënë se serbi Nemanja Matic, ishte një prej kundërshtarëve të tij më të fortë.

“Nemanja Matic nuk ishte i lehtë. Nuk ishte i shpejt, por shumë i fortë, i mençur. Më i fortë se të gjithë të tjerët, sepse unë gjithmonë i kam shikuar me kujdes ndeshjet dhe i kam parë dobësitë e tyre”, tha Toure.

Yaya Toure, konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në botë, sidomos për performancën e tij sa ishte pjesë e Barcelonës.