Steven Gerrard ka thënë se gjyqtari John Beaton i kërkoi falje pasi nuk i dha penalti Rangers për një faull ndaj Alfredo Morelos në barazimin 2-2 me Aberdeen.
Beaton dha një goditje të lirë, por dukej se ndërhyrja e Lewis Ferguson ndaj kolumbianit ishte pikërisht brenda zonës.
Ai ‘incident’ bëri që Rangers të barazoj kur ishte në një avantazh prej dy golave.
E ky barazim i la ata dy pikë pas Celtic.
“A kërkoi falje? Po. Unë shkova ta takoja. Ai më tregoi se kishte bërë gabim, dhe e gjitha ndodhi para syve të tij” ka treguar Gerrard.