Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, mund t’a lerë Stamford Bridge në janar, për teë shkuar në Serie A.

Interi thuhet që është i interesuar për 33 vjeçarin, i cili mund të jetë i gatshëm për një çmim të lirë pasi që kontrata e tij i mbaron verën e ardhshme.  

Giroud është frustruar së fundmi pasi që roli i tij në Chelsea është zvogëluar këtë sezon nën drejtimin e Frank Lampard.