Në prag të ndeshjes kundër Salsburg, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është ‘kapur’ me përkthyesin e gjuhës gjermane, që ishte ulur afër tij në konferencë.

Trajneri gjerman, nuk i pëlqeu përkthimi nga ky person, i cili përktheu pyetjen e një gazetari që ia bëri kapitenit, Jordan Henderson.

“Është m*t kur përkthyesi është ulur afër një trajneri që flet gjuhën gjermane. Pyetja ishte se a do të na ndihmojë titulli i Champions League nga viti i kaluar neve sepse tashmë e dimë se kemi pasur sukses në situata të tilla”, tha Klopp.

“Henderson nuk tha se do të shkojmë të lehtësuar në ndeshje. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidën që e kemi përpara vetes. Ai po flet për gjëra normale. Ti [i drejtohet përkthyesit] duhet të dëgjosh me të vërtetë. Përndryshe do ta bëj vet. Nuk është shumë e vështirë”, tha Klopp.