Ndonëse mund të duket e çuditshme, arena më e madhe sportive në botë gjendet në Kore të Veriut. Stadiumi Dita e Majit (për nderë të 1 Majit) është një strukturë kolosale e ndërtuar në vitin 1989 dhe e rimodeluar në vitin 2014 dhe ka kapacitet për 150,000 persona. Kjo e bënë atë stadiumin më të madh në botë.

Përderisa aty luhen edhe disa ndeshje të futbollit dhe gara të atletikës, ngjarjet më të mëdha që zhvillohen në këtë stadium janë garat vjetore të gjimnastikës. Aty bëhen homazhe për historinë e vendit, themeluesit dhe liderët aktual përmes gjimnastikës dhe vallëzimeve nga mijëra pjesëmarrës.

I ndërtuar në zemër të Penianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut, stadiumi shtrihet shumë afër lumit Taedong. Për shkak të madhësisë së tij, aty janë organizuar shumë ngjarje të mëdha, duke vendosur edhe rekord botëror për numër të spektatorëve, 190,000, në garat e mundjes në vitin 1995. Përveç asaj, aty u ekzekutuan publikisht edhe gjeneralët që kishin bërë komplot kundër diktatorit Kim Jong Il në vitin 1992.