Skuadra nga Londra, Chelsea, mund të transferojë lojtarë qysh nga afati kalimtar i janarit të vitit të ardhshëm.

Ky është një lajm i mirë për drejtuesit e ekipit, të cilët ishin dënuar për moslejimin e transferimit të lojtarëve për dy afate kalimtare, shkaku i disa parregullsive në lidhje me rekrutimin e lojtarëve të rinj në moshë.

Por tani Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ka vendosur t’ia reduktojë Chelsea’t dënimin që e mori nga FIFA

Chelsea ishte gjobitur me 460 mijë funte nga FIFA, ndërsa CAS-i e ka përgjysmuar edhe këtë dënim duke e gjoditur Chelsea’n me 230 mijë funte.