Liridon Krasniqi pritet të bëhet shqiptari i parë që përfaqëson një vend aziatik.

“Për sa i përket Liridonit ne jemi ende në pritje të vendimit nga FIFA, ai do të jetë i disponueshëm për ekipin kombëtar 2020”, ka thënë Datuk Yusoff presidenti i Federatës së Futbollit të Malajzisë.

Liridon Krasniqi luan për Kedah FA në superligën e Malajzisë. 27 vjeçari ka shënuar 38 gola në 105 paraqitje.