Mesfushori i skuadrës italiane Lazio, Valon Berisha, është futbollisti më i paguar prej futbollistëve të Kombëtares së Kosovës.
Vlera e tij është 2 milionë e 407 mijë euro. Pas tij është ylli i Werder Bremen, Milot Rashica, vlera e të cilit është 1 milion e 994 mijë euro.
I treti është Bernard Berisha, i cili luan në Rusi, 1 milion e 630 mijë euro. Floren Muslija ka vlerën 1 milion e 270 mijë euro dhe Florent Hadergjonaj, 1 milion e 196 mijë euro.