Që nga emërimi i tij si trajner i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho është duke tentuar të sjellë në skuadër, futbollistët që i pëlqen ai.

Njëri prej tyre sipas të përditshmes britanike The Sun, është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Në ndeshjen e fundit të Fenerbahce’s, ku Muriqi shënoi dy gola, skautët e “The Special One”, e përcollën sulmuesin e Kosovës, shkruan kjo e përditshme.

Edhe më herët është përmendur emri i sulmuesit të Fenerbahce’s, si lojtar i ardhshëm i skuadrës londineze.