Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar dy gola mbrëmë në ndeshjen që Fenerbahce e ka luajtuar kundër skuadrës Genclerbirligi.
Por pas shënimit të golave, Muriqi u largua nga loja. Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi prizrenas, ka treguar arsyen e zëvendësimit.
“Dola nga loja për të mos rrezikuar. E ndjeva një dhimbje të lehtë, dhe nuk rrezikova për të vazhduar. Besoj se për 2-3 ditë do të përmirësohem dhe do të jem 100% i gatshëm për ndeshjen e radhës”, ka thënë Muriqi.