Berna Gozbashi ka marrë drejtimin e ekipit turk Kayserispor.

Biznesmenja është bërë femra e parë presidente e një klubi futbollistik.

Ekipi që garon në elitën e futbollit turk, të hënën realizoi fitore të rëndësishme në luftë për ekzistencë duke mposhtur Rizesporin 1-0.

“Faleminderit të gjithëve. Ju luftuat me nder dhe treguat se kush jeni” deklaroi Gozbashi.