Caroline Wozniacki ka drejtuar gishtin tek kundërshtarja e saj në rrethin e dytë të Australian Open, duke akuzuar Dayana Yastremska për lëndim të rrejshëm.
Ish numri 1 i botës ishte duke udhëhuqr 7-5 5-4 duke u kthyer nga disavantazhi prej 3-0 në setin e dytë kur ukrainasja kërkoi një pushim mjekësor.
“Ishte e qartë që ajo dëshironte të prishte ritmin tim”, tha Wozniacki që do të pensionohet pas Australia Open.
Ajo më tutje shtoi “Tek rezultati 5-4 nuk pashë asgjë keq, ajo ishte duke vrapuar shumë mirë. Ky është një truk që ajo e ka përdorur edhe më forte dhe e kam ditë që do të ndodhë edhe këtu. Në fakt lëndimet e Yastremskas kanë ndodhur edhë në ndeshjet e mëhershme sikurse ka qenë rasti në Thailand Open.