Lionel Messi ka fituar gjithçka me Barcelonën, por jo edhe me Argjentinën.

Me skuadrën kombëtare, Messi nuk ka pasur fat, e shpesh herë edhe nuk ka treguar lojë të mirë.

Messi u largua nga Kombëtarja e Argjentinës, pas përfundimit të Kupës së Botës 2018. Për tu kthyer përsëri për të ndihmuar vendin e tij në Kupën e Amerikës.

Por gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, vazhdimisht është kritikuar në Argjentinë për lojën e tij.

Kritikat nuk i kanë pëlqyer fare bashkëvendesit dhe shokut të tij, Sergio Aguero.

Sulmuesi i Manchester Cityt, ka thënë se Messi është ai që vuan më shumë se të tjerët që nuk ka fituar ndonjë titull me Argjentinën.

“Unë nuk i kuptoj ata që e kritikojnë Messin në ekipin kombëtar. Ai vuan më shumë se të tjerët dhe prapë vazhdon të vijë të luajë për Argjentinën”, ka thënë Aguero.

NIZHNIY NOVGOROD, RUSSIA – JUNE 21: Lionel Messi and team mate Sergio Aguero of Argentina show their dejection during the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Croatia at Nizhniy Novgorod Stadium on June 21, 2018 in Nizhniy Novgorod, Russia. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)