Barcelona është e gatshme të shesë çdo futbollist të ekipit të parë, përveç Lionel Messi dhe Marc-Andre ter Stegen.
E gjithë kjo për të financuar dy transferime të mëdha.
Yjet si Antonie Griezmann dhe Ousmane Demeble, të cilët kushtojnë mbi 100 milionë euro secili, mund të largohen.
Gjithashtu lojtarët që janë që një kohë të gjatë te Barcelona si Sergio Busquets dhe Gerard Pique, janë në dispozicion që të largohen. Derisa, mesfushori brazilian, Arthur Melo është një këmbë larg Juventusit.
Barcelona është e interesuar për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, që e vlerëson si sulmuesin perfekt.
Mirëpo klubi Italian kushton një shumë të madhe për një marrëveshje të mundshme.
Po ashtu është raportuar edhe dëshira e Barçës për të rikthyer në La Liga brazilianin Neymar.