Partneri i Mike Tysonit në biznesin e kanabisit, Alki David, është i sigurt se ka arritur marrëveshje për të drejtat e emrit të Nou Camp të Barcelonës.
Kampionët e La Ligës njoftuan këtë javë që ata do të shesin të drejtat e emrit për herë të parë në historinë e tyre 63-vjeçare të stadiumit.
Miliarderi David – i cili drejton një biznes me mikun dhe ish-kampionin e peshës së rëndë Tyson – beson se ai është në një pozitë të mirë për të blerë të drejtat e emrit, pas hyrjes në negociata me gjigandët spanjollë.
Ai ka pasuri prej 2,6 miliardë funteve.
Ndërsa paratë nga shitja e emrit ‘Camp Nou’, Barcelona do t’i dhurojë për luftën kundër Covid-19.