David Villa shumë lehtë ka mundur të jetë futbollist i Real Madrid.

Ai luajti në ‘El Clasico’, por vetëm si kundërshtar, si futbollist i Barcelonës.

Para se t’i bashkohej Barcës, ai ka mundur të transferohej në Real Madrid, raporton Marca.

“Nuk ndodhi”, ka thënë Villa.

“Kam pasur shumë oferta në Spanjë dhe Angli, por unë isha pjesë e Valencias dhe u thashë që do të shkoj aty ku thoni ju. Por duhet të ekzistojë vullneti i dy anshëm, edhe i klubit edhe i lojtarit, rrethana këto që nuk ishin në atë kohë”, ka thënë Villa.