Arsenali dhe Milani janë të interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Real Betis, Nabil Fekir.
Të dy klubet janë të gatshme të paraqesin oferta për francezin.
Këtë do ta bëjnë kur të hapet afati i transferimeve.
Por sipas mediave spanjolle, Fekir dëshiron të mbetet në stadiumin Benito Villamarin për të paktën një vit më shumë.
Fekir ka kontribuar me shtatë gola dhe gjashtë asistime në 22 ndeshje këtë sezon.