Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Kamerunit, Samuel Eto’o ka thënë se do të shpërndajë furnizime me ushqime si dhe mjete higjienike, për 100 mijë njerëz në vendlindjen e tij.
Këto nga ndihma nga Eto’o vijnë në kohën kur vendi i tij po përballet me koronavirusin.
Fondacioni i tij bëri të ditur se do të shpërndahen sapunë, paisje tjera sanitare dhe 50 mijë artikuj ushqimorë për 50 mijë familje në katër qytete, Douala, Buea, Yeaounde dhe Bafoussam.
Po ashtu do të sigurohen edhe 50 mijë maska për fytyrë për taksistët.