Kryetari i Këshillit të Lartë Shëndetësor në Itali, Franco Locatelli ka lënë të kuptohet se duhet të zhvillohen ndeshjet e futbollit.
Sipas tij, në ndeshjet e futbollit nuk ka kontakte të mjaftueshme që mund të ndikonin në përhapjen e pandemisë.
“Nuk mendoj se futbolli mund të përfaqësoj mjet për përhapje të koronavirusit, kur aty janë 22 lojtarë, gjashtë që mund të aktivizohen dhe tre gjyqtarë. Duhet të ketë kontakt të fortë dhe ky nuk është kontakt mjaftueshëm i fortë”, ka thënë Loctelli.
Që nga përhapja e COVID-19, të gjitha ndeshjet u anuluan.