Përkundër lodhjes dhe aktiviteteve të shumta sportive, disa prej futbollistëve zgjedhin që të agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Nuk janë të rralla rastet, kur futbollistë të caktuar kanë luajtur duke agjëruar.

Disa, mes zgjedhjes agjërim apo futboll, kanë zgjedhur të parën. Në mesin e atyre që agjërojnë është edhe Xherdan Shaqiri.

Ndërsa Benzema, Ribery, Fellaini, Salah, e shumë të tjerë, gjithashtu do të agjërojnë edhe këtë vit.