Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është duke tentuar të sjell emra të rinj në skuadër.

Aktualisht janë pesë futbollist që janë pjesë e klubit, e që Zidane nuk i pëlqen dhe dëshiron t’i largojë.

Madje, me njërin prej tyre, nuk ka folur fare që nga huazimi i tij në Angli, të paktën kështu ka treguara lojtari.

Bëhet fjalë për Dani Ceballos.  Ai nuk është i vetmi që ka pasur probleme me trajnerin francez.

Avlaro Morata asnjëherë nuk i mori minutat e merituar si titullar. Vend në formacion te Zidane nuk gjeti as kroati Mateo Kovacic, i cili bëri një sezon të shkëlqyer te Chelsea.

Fat të njëtë kishte edhe kolumbiani, James Rodriguez, i cili u huazua te Bayern Munich. Derisa uellsiani Gareth Bale, ishte i vetmi që nuk u largua nga ekipi edhe pse raportet me trajnerin nuk ishin të mira.