Futbollisti nga Gjakova, Eros Greza, i cili luan për Kombëtaren shqiptare, ka folur për kohën që po kalon në izolim, për shkak të COVID-19.

Aktualisht, ai është në Kroaci, konkretisht në qytetin e Osjekut.

Në një intervistë për televizionin shqiptar, “Vizion Plus”, Greza ka treguar se nuk është duke agjëruar.

“Unë jam Mysliman, por nuk agjëroj në muajin Ramazan për shkak të stërvitjes. Bëj dy herë në ditë stërvitje dhe e kam të pamundur të agjëroj. Kur ka pasur mundësi dhe kur nuk kam pasur aktivitete kam agjëruar. Feja është një gjë shumë e mirë për shpirtin e një njeriu. Unë personalisht e praktikoj fenë. Më vjen keq që nuk mund të agjëroj por shpresoj që ta kompensoj”, ka thënë Grezda.

Ai ka thënë se përveç stërvitjeve, pjesën tjetër të ditës po e kalon me të dashurën e tij.

Është raportuar se Eros Greza është në lidhje dashurie me modelen, Oriola Marashi.