Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola së bashku me tetë lojtarë të skuadrës së parë, pritet të përballen me 14 ditë vetizolim të obligueshëm kur të rikthehen në Britani për vazhdimin e ndeshjeve.
Futbolli në Angli është suspenduar muajin e kaluar për shkak të koronavirusit, ndërsa masat kufizuese të qeverisë do të jenë në fuqi deri më 7 maj.
Premier League planifikon të vazhdojë garat në qershor.
Sidoqoftë, lojtarëve të huaj dhe trajnerëve që kthehen në Angli, do t’u kërkohet të qëndrojnë në vetizolim për dy javë si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.