Jordan Henderson ka zbuluar se ai e mori këshillën e Roy Keane kur vendosi të mos ia kërkojë Lionel Messit fanellën.
Këtë vendim e mori pas disfatës së Liverpoolit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
“A më shkoi në mendje t’ia marr fanellën? Jo, asnjëherë. Roy Keane më kishte thënë kur isha në Sunderland se nëse ia kërkoja dikujt fanellën, duket sikur të jem i mahnitur nga ta”. ka thënë Henderson.
Messi kishte qenë në formë mbresëlënëse atë natë dhe e kishte dëshmuar këtë përmes dy golave, njëra prej të cilave kishte qenë e jashtëzakonshme nga gjuajtja e lirë.