Zlatan Ibrahimoviç ka marrë leje nga Milano që të vazhdojë stërvitjet në Suedi.
Paraprakisht, pothuajse e tërë skuadra rossonere është rikthyer në Itali, për t’u bërë gati për stërvitje.
Ibra do të stërvitet te skuadra Hammarby, të cilën e ka edhe në pronësi.
Suedezi gjithashtu ka qenë edhe pjesë e skuadrës duke zhvilluar një mini turne miqësoresh pa tifozë me Hammarby.