Një ndër mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit, Andres Iniesta, ka thënë gjenerata e artë e Barcelonës nuk do të përsëritet.

Gjenerata që përfshin edhe kapitenin e tanishëm katalan, Lionel Messi.

“Kjo gjeneratë nuk do të përsëritet kurrë”, tha Iniesta për The Guardian.

“Kanë kaluar shumë vite duke jetuar këtë klub, duke u rritur këtu që ne ishim shumë të rinj, duke hyrë në ekipin e parë dhe duke qëndruar atje për 10, 12, 15 vjet, duke u bërë kapitenë. Këtu, ne të gjithë u formuam të gjithë këtu si njerëz”, tha Iniesta.