Trajneri i FC Ballkanit nga Suhareka, Ismet Munishi, iu është drejtuar tifozëve të klubit përmes rrjeteve sociale.

Në video, Ismet Munishi i njohur si ‘baba’, u ka bërë thirrje tifozëve nga Suhareka që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Munishi ka thënë se po i mungojnë ‘Xhebrailat’.

“I përshëndes, të gjithë tifozët, ‘Xhebrailat’, ju dëshiroj shëndet dhe çdo të mirë  në këto kohëra të vështira. Ju sugjeroj të rrinë në shtëpi dhe të disiplinuar dhe ju premtoj se do të kthehemi më të fortë se kurrë. Po na mungoni shumë, atmosfera që e bëni. Po na mungon futbolli, por shpresoj që do të rikthehemi të gjithë së bashku fuqishëm. Forca Ballkani, Forca Xhebrailat”, ka thënë Munishi në video.