MADRID, SPAIN - AUGUST 24: James Rodriguez of Real Madrid during the La Liga Santander match between Real Madrid v Real Valladolid at the Santiago Bernabeu on August 24, 2019 in Madrid Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Kolumbiani James Rodriguez, me shumë mundësi nuk do të jetë më pjesë e Real Madrid.

Fakti kryesor që e largon lojtarin nga Santiago Bernabeu është se ai nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Për shërbimet e tij janë të interesuar shumë skuadra, sidomos ato angleze.

Së fundi në garë për James Rodriguez është futur Everton. Drejtues të kësaj skuadre kanë theksuar se James është objektivi kryesor këtë verë, raportojnë mediat spanjolle.

Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë 28-vjeçarit një kontratë katër vjeçare, për të zhdukur çdo përpjekje dhe interesim nga skuadrat tjera si Arsenal, Chelsea dhe Wolves.