Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç, është përshtatur mjaftë në Premier League.
Ai ka bërë paraqitje shumë të mira për Chlesean. Kovaçiç ka treguar se kush ishte idhulli i tij, e për çudi nuk është ndonjë futbollist i skuadrës ku ai tash luan.
Idhulli i kroatit ishte ish-mesfushori i Mancheser United, Paul Scholes.
“Idhulli im ka qenë mesfushori anglez, Paul Scholes. Ai ishte një nga më të mirët. Ishte i mahnitshëm. Më pëlqen akoma të shikoj videot e tij në YouTube. E shikoj për të mësuar diçka të re. Ai kishte gjithçka, ishte mesfushor modern”, ka thënë Kovaçiç.